VIDEO/ Basha me studentët: Shqipëria nuk bën testime as sa Kosova, inbox-i im plot me mesazhe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, takoi sot studentët që po protestojnë për mbylljen e universitetit dhe faktin se për këtë u njoftuan kur ata kishin ardhur në Tiranë dhe kishin vënë në vijë gjithçka.

Një nga studentet tha se ajo e mori lajmin për studimet online kur kishte mbërritur, kishte kryer pagesën e plotë në konvikte, ishin përgatitur  dhe madje kishte gjetur edhe një punë. Por tashmë duhet të dinë se çfarë do të bëjnë, pasi ngelëm mes katër rrugëve me mbylljen e konvikteve.

Basha tha: Jam pak i surprizuar në kuptimin pozitiv, sepse më thanë se një grup studentësh të mjekësisë, nga 12, është një grup kaq I madh që jeni mbledhur këtu së bashku. Falemnderit që keni respektuar distancat dhe keni vënë maskat të gjithë, sepse kemi një përgjegjësi të madhe të gjtihë, veçanërisht ndaj moshës së tretë dhe atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.

U bë një muaj e gjysëm që nuk i kam parë prindërit. Më merr malli, por e bëj për t’i ruajtur. Para tre ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe …"

Në vijim, Basha vuri në dukje një fakt: "Ndryshe nga Kosova, këtu në Shqipëri nuk ka testime... Po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Qeveria na ka braktisur. Unë personalisht nga rrethi i ngushtë familjar dhe miqve kam pasur 6-7 raste me COVID dhe shqetësimi më i madh është për ata në moshë të thyer, rrezik për jetën.

Problemi i parë është se këtu nuk ka testime. Gjatë tërë javës që kaloi, më është mbushur inbox me mesazhe të njerëzve që presin të bëjnë testime sepse nuk ka. As në Tiranë, as në rrethe dhe duhet të presin me ditë për t’u testuar le pastaj për ata që kanë bashkëshorten, vëllanë, motrën me të cilët ndajnë ambientet. Pasi testohen, u jepen receta që shkojnë në rastin më minimal 230-240 mijë lekë...."