VIDEO/ Mediu: Shqipëria Europiane nuk mund të jetë peng i regjimit të korruptuar të Edi Ramës

Partia Republikane ka zhvilluar një takim në njësinë 9 në kryeqytet. Në këtë mbledhje të strukturave të PR në këtë njësi morën pjesë edhe banorë autokton Tiranas, mbështetës të PR.

Ata shprehën mbështetjen për Partinë Republikane, e cila në 30 vite politikë, i ka qëndruar besnike ideve të saj mbi pronën, familjen, kombin dhe besimin. Ka qëndruar korrekt ndaj të djathtës dhe aleancës me PD.

Kryetari i PR z Fatmir Mediu theksoi se angazhimi masiv i të rinjve, jo vetëm në drejtimin politik të PR, por dhe në strukturat e saj në çdo nivel, angazhimi i tyre në konkurimin në Parlament, siç është rasti i Blendi Sulaj, tregon qartë se PR do të ketë më shumë se 1 deputet në Tiranë.

“Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, do të ndalin shkatërrimin e vendit”.

“Regjimi i Edi Ramës ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi, eksod masiv”.

“Edi Rama ka refuzuar kërkesën e BE, Amerikës dhe Gjermanisë, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Hollanda dhe BE po i bejne te qartë shqipëtareve mëse njëherë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane”, tha kreu i repubklikanëve nës këtë takim.

“Përballë kësaj situate, opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administrates”.

“Liria, jeta dhe ndërtimi i një  Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, tha Mediu.