Shans për emigrantët që të votojnë më 25 Prill, ngrihet grupi i punës

Çështja e mundësisë së votimit nga ana e emigrantëve shqiptarë, ka qenë një temë gati 30 vjeçare sa herë që afrojnë zgjedhjet e radhës.

Edhe për zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk pritet ndonjë zgjidhje efikase, por për herë të parë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votës së emigrantëve.

Grupi i punës përbëhet nga 6 anëtarë, me kryetarë Ylli Merkajn.

Anëtarët do të jenë: Nexhim Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.

Sipas urdhrit të nxjerrë, detyrat e këtij  grupi pune do të jenë të vlerësojë mundësinë  e votimit nga jashtë vendit për emigrantët, të përgatisë një vlerësim mbi procedurën e votimit si dhe procesin e votimit e administrimin e votave.

Po ashtu, detyrë e grupit të punës do të jetë edhe bërja e një vlerësimi mbi kostot financiare, të përgatisë protokolle teknike që do bëjnë të mundur votimin nga jashtë si dhe të prezantojnë modele të këtij lloj votimi në vend e të ndryshme.