Asi brazilian bëhet viktimë e grabitjes

Një grabitës me një kaçavidë në dorë ka hyrë në rezidencën luksoze të lojtarit brazilian të Olympic, Rafinha në Voula të shtunën pasdite.

Incidenti ka ndodhur mbasdite ndërsa futbollisti brazilian ishte me e ekipin e Olympiacos, pasi në orën 3 të pasdites zhvillohej me ekipin e Apollon ndeshja e rradhës.

Ndihmësja që ishte brenda në vilës luksoze ka parë papritmas një burrë të panjohur që mbante një kaçavidë në dorë, teksa hynte nga një dritarë që nuk ishte e mbyllur mirë, ku më pas e ka sulmuar.

Gruaja e frikësuar nuk i rezistoi dhe autori disa minuta më vonë, pasi kishte marrë bizhturitë dhe orën, vlera që deri më tani nuk u është përcaktuar u bë ‘tym’.

Ajo që oficerët po shqyrtojnë është nëse grabitësi e dinte se kush po qëndronte në shtëpi, ka parë lojtarin të largohej dhe më pas ka goditur apo nëse zgjedhja e objektivit ishte e rastësishme.