Afganistan/ Panairi i librit në Kabul për pak sa nuk kthehet në 'kasaphane'

Njerëz të armatosur kanë sulmuar Universitetin e Kabulit përpara hapjes së një panairi i Librit iranian, duke plagosur të paktën gjashtë persona.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar universitetin dhe po luftojnë kundër grupit që kreu sulmin.

Talibanët mohuan përfshirjen në sulmin e armatosur dhe qendrat arsimore afgane shpesh janë shënjestruar nga militantët në vitet e fundit.

Hamid Obaidi, një zëdhënës i ministrisë së arsimit të lartë, i tha agjencisë së lajmeve AFP se sulmi filloi kur zyrtarët qeveritarë pritej të mbërrinin për hapjen e panairit.

Muajin e kaluar, një sulm jashtë një qendre shkollimi në Kabul nga grupi i Shtetit Islamik la 24 të vdekur. Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm të vitit 2018 para universitetit në të cilin u vranë dhjetra persona.

Dhuna në Afganistan është përkeqësuar në muajt e fundit edhe kur Talibanët zhvillojnë bisedime paqësore me qeverinë në Doha, Katar.