Ankesa e Johny Deep kundër tabloidit anglez, refuzohet

Gjykata e Lartë e Londrës ka hedhur poshtë ankesën për shpifje së Johnny Deep kundër tabloidit të njohur ‘Sun’ i cili në 2018 e kishte quajtur aktorin një dhunues.

Gazeta e kishte përcaktuar yllin e 'Piratëve të Karaibeve' kështu në bazë të akuzave të bërë nga ish gruaja e tij, aktorja dhe ish-modelja Amber Heard.

Ky vendim mbërriti disa javë pas një serie seancash që zgjatën tre muaj nën syrin e mediave, midis dëshmive të kundërta, akuzave të pahijshme midis dy ish- bashkëshortëve (të dy të pranishëm në sallën e gjyqit dhe protagonistë të seancave të gjata).

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Britanike e përcakoti akuzën e bërë nga “Sun’ kundër aktorit në çështjen e dhunës në famlije ‘thelbësisht të vërtetë’.

‘Kam arritur në këtë përfundim duke shqyrtuar në detaje 14 episodet e paraqitura nga mbrotja e 'Sun' si një justifikim të asaj që ishte shkruar nga Depp si dhe në bazë të disa pranimeve thelbësore të bëra nga vetë "ankuesi",theksoi gjatë leximit të vendimit gjyqtari.

Zhgënjim nga ekipi i Johnny Depp, i cili nuk përjashton hapa të tjerë ligjorë por kënaqësi nga ana e tabloidit një gazetë në pronësi të Rupert Murdoch,  ku zëdhënësi komentoi vendimin :

"Abuzimi në familje nuk duhet të heshtet kurrë dhe ne falënderojmë gjyqtarin për vlerësimin e tij të kujdesshëm të fakteve , si dhe Amber Heard për guximin me të cilin dëshmoi në sallën e gjyqit ”.