Interi nxjerr në shitje Christian Eriksen

Duket se Interi është i gatshëm të heqë dorë nga Christian Eriksen vetëm një vit pasi e bleu nga Tottenhami si një mesfushor të bujshëm.

Drejtuesit e klubit zikaltër i kanë caktuar çmimin mesfushorit danez për merkaton e janarit.

Eriksen u transferua te skuadra italiane nga Tottenham Hostpur në janar të vitit 2020, për shifrën 27 milionë euro, por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Serie A.

Për 28-vjeçarin kanë shfaqur interesim disa skuadra si Juventus, Milan, Roma, Lazio, të cilat janë të gatshme që ta transferojnë që në merkaton e janarit.

Danezi, këtë sezon ka bërë shtatë paraqitje, por ende nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë.