VIDEO/ Këlliçi rrëzon propagandën e Veliajt: Pinoku i bashkisë nuk e fsheh dot të vërtetën me fasada 3D

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka vijuar me denoncimet për kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj.

Në një video qe ai ka poblikuar në faqen e tij në facebook duken qartë mashtrimet që bën për propagandë kreu i bashkisë së Tiranës.

“E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot:. Shkruna kreu i FRPD.

Ja postimi i plotë:

Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t'u ofruar qytetarëve.

E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot.

Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.