Oscar/ Gara për 'Aktoren më të mirë’ është plot me ‘veterane’, por i bashkohet dhe Sophia Loren

 Gara për kategorinë 'Aktorja më e mirë'  këtë vit në ndarjen e çmimeve Oscar është e mbushur me aktore të njohura që pa frikë mund ti quajmë veterane të kinematografisë si  Meryl Streep , Michelle Pfeiffer dhe Ellen Burstyn.

Por këtyre emrave i është shtuar dhe emri i  ikonës së kinematografisë botërore Sophia Loren.

Ajo është nominuar për filmin ku regjisor është djali i saj Edoardo Ponti në filmin ‘Jeta përpara jush’.  

Sophia e ka marrë statujën e artë për filmin "La ciociara" në 1962 gjë që e bëri ata aktoren e parë që fitoi një Oscar për një film në gjuhë të huaj.

Në 2021 ajo do të shënojë 56 vjet nga nominimi i saj i fundit dhe mund të thyejë rekordin e mbajtur aktualisht nga Henry Fonda si hendeku më i gjatë midis nominimit të parë dhe të fundit.

Fonda u nominua për herë të parë në 1941 për "Furore" dhe fitoi Oscar në 1982 për "Sul lago d'oro", duke shënuar një hendek prej 41 vjetësh.