Kapet 47 vjeçari në Tiranë me dozat e kokaines gati për shitje...

Sekuestrohen nga policia e Tiranes dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular. Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Stacioni i fundit”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në banesë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular”, njofton policia e Tiranes.