Skandali/ Qeveria mbyll universitetet, shton tubimet elektorale

Sot duhej të niste viti i ri akademik. Por krejt papritur, pak ditë përpara se të niste mësimi, qeveria shpalli mbylljen e auditorëve.

Ata që kishin shpenzuar dhe ishin bërë gati, mbetën me gisht në gojë.

Ndërkohë, ky do jetë viti i dytë që shkon dëm për të rinjtë e auditorëve.

Zemërimi në rrjetet sociale është shumë i madh.

Kjo për shkak se tubimet elektorale të qeverisë janë të mbushura me të rinj që dalin me hir e pahir në takime.

Fotot e të rinjve që mbushin sallat e qeverisë, por që nuk mund të ulen në auditore, janë bërë të zakonshme në rrjetet sociale këto ditë.

Jo vetëm kaq, por tubimet elektorale të PS po rrezikojnë jetën e të pranishmëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha sot se nuk rrezikohet askush.