Turqi/ Shpëtohen dy vajza të mitura pas 65 orësh nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar dy vajza të gjalla nga rrënojat e ndërtesave të tyre të shembura në zonën bregdetare turke të Izmirit, tre ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë dhe Greqinë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 81 të Hënën pasi ekipet gjetën më shumë trupa brenda natës mes rrënojave në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.

Më shumë se 1.000 njerëz u plagosën në tërmetin, i cili ishte përqendruar në Detin Egje, në verilindje të ishullit grek të Samos. Ai vrau dy adoleshentë në Samos dhe plagosi të paktën 19 njerëz të tjerë në ishull.

Më shumë se 3,500 çadra dhe 13,000 shtretër u furnizuan për të siguruar strehim të përkohshëm, sipas autoritetit të fatkeqësisë dhe emergjencës së Turqisë (AFAD).

Të hënën herët, gati 65 orë pas tërmetit, tre vjeçarja Elif Perincek u tërhoq nga mbeturinat në rrethin Bayrakli të provincës perëndimore të Izmirit po ashtu u shpëtua edhe një 14 vjeçare e cila kishte humbur motrën më të vogël nga ky termet I fuqishëm.