Kendall Jenner feston ditëlindjen/ Harron pandeminë dhe distancën sociale

Me sa duket, familja Kardashian dhe Jenner kanë hapur zyrtarisht sezonin e ditëlindjeve.

Kendall Jenner festoi 25-vjetorin e saj pa u ndikuar aspak nga situata pandemike.

Ajo gjatë ditës së shtunë, kishte mbledhur një numër të konsiderueshëm të shoqërisë, në një hotel në West Hollywood, shkruan Daily Mail.

Të ftuarit duhet të ishin negativ me COVID-19, në të kundërt nuk do t’u lejohej hyrja për në festë.

Edhe pse organizatorët kishin paralajmëruar të mos postohej asgjë në rrjete sociale, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në njërën prej videove Kendall Jenner shihej e veshur si Pamela Anderson, personazh ky që ajo zgjodhi për Halloween.

Me një maskë në fytyrë, Kendall shihej duke fryre qirinjtë, teksa të tjerët këndonin për të.