Shpat Kasapi fotografohet me të dashurën

Disa muaj më parë, Shpat Kasapi u përfol për një lidhjë të mundshme.

Pas disa kohësh, në daljet e tij televizive, Shpati nuk e mohoi praninë e një femre në jetën e tij, por pa dhënë më shumë detaje për këtë temë.

Edhe pse këngëtari nuk doli publikisht në rrjete sociale me të dashurën, kanë qenë fansat ata që i fotografuan për ‘Prive’ teksa shijonin romancën e tyre  në Shkup

Mirëpo, Shpati me sa duket,  ka vendosur ta pranojë edhe në Instagram se është i dashuruar.

Ai postoi një fotografi që siç duket  e ka bërë e dashura e tij, nën të cilën ai shkroi: 'Fotografi nga dashuria ime'.