VIDEO/ Makina nuk ndizte, gjarpri gjigand kishte ‘pushtuar motorrin’

Një gjarpër shumë i madh i ka bllokuar veturën një personi, duke hyrë në pjesën e përparme të motorit.

Në video shihet pronari i veturës me ndihmë speciale duke u munduar ta largojnë gjarpërin i cili është shtrirë në gjithë hapësirat e pjesës së përparme të veturës.

Ata me mjete e duar mundohen ta largojnë gjigantin i cili duket se vetë ka hyrë gjatë natës në pjesën e motorit megjithëse ishte e mbyllur.

Pas shumë mundimeve, ata arritën ta nxjerrin nga vendi dhe ta vënë në tokë, për ta mbështjellë më pas në një qese plastike gjarëprin gjigant.