Greqi/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjatëve në Samos

Një zjarr ka shpërthyer në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Samos, vetëm tre ditë pasi rajoni u godit nga një tërmet shkatërrues.

Rreth pesëmbëdhjetë çadra u shkatërruan nga flakët, sipas një deklarate nga Ministria Greke e Migracionit dhe Azilit.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar ende se cili ishte shkaku I zjarrit, cili shpërtheu në Qendrën Shëndetësore Samos herët në mëngjes të hënën

Njëzet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit nënë kontroll.

Sekretari i Përgjithshëm për Pritjen e Azilkërkuesve, Manos Logothetis, ka udhëtuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes në kampin ku strehohen rreth 4200 persona.

Ndërkohë, të Premten, një tërmet me madhësi 6.6 në Detin Egje përmbyti Samos në një mini "tsunami".

Departamenti Special i Greqisë për Katastrofën Mjekësore (ETIK) konfirmoi se dy fëmijë kishin vdekur pasi një mur ndërtimi u shemb në qytetin e Vathi.