Digjet automjeti në qendër të qytetit

Mbrëmjen e sotme, një automjet ka marrë flakë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke u djegur pothuajse i tëri nga zjarri.

Burime bëjnë me dije se mjeti ka marrë flakë teksa po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit, pranë rrethrrotullimit të ish-monumentit të “5 heronjve të Vigut”.

Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur që të dalë me shpejtësi nga mjeti dhe nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë edhe shuarjen e flakëve.