VIDEO/ Momenti tragjik kur nga rrënojat nxirren tre trupa të pajetë në Izmir

Momenti tragjik kur është kapur nga kamerat, kur nga rrënojat e godinave të shembura në Izmir nxirren trupat e pajetë të tre personave.

Sipas informacioneve, me nxjerrjen e tyre, numri i viktimave nga tërmeti deri tani ka shkuar në 69 persopna, ndërsa 949 të tjerë rezultojnë të plagosur.

Ende vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në 8 godina, ndërsa 220 persona kanë marrë mjekim në spital, raportojnë mediat turke.

Tërmeti i të premtes, me magnitudë 6.6 ballë të shkallës rihter u ndje edhe në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa qyteti më i goditur është Izmiri.