Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë

Rritet sërish numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 69, ndërkohë numri i të plagosurve vijon te mbetet i njëjtë, ndërsa nga spitalet janë nxjerrë 722 persona, pasi janë rikuperuar.

17:46- Numri i viktimave nga tërmeti i fortë i së premtes në Izmir ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.

09:06- Numri i viktimave ishte 51. Agjencia tha që nga ora 9.30 e mëngjesit me orën lokale ka pasur 850 pas-tronditje me 40 më të forta se madhësia 4.0.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz u plagosën të premten kur një tërmet me madhësi 6.6 tronditi rajonin.

Gjithsej 682 të plagosur kanë lënë spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.