Motori përplaset me tufën e deleve, rëndë drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një motor është përplasur me një tufë delesh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkallë-Livadhja, në vendi e njohur me emrin ‘Ura e Bogazit’.

Sipas policisë nga përplasja është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjeri është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur  ’Ura e Bogazit’, një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F. P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.