Shtohen rastet/ Një punonjës i bashkisë dhe një mësuese, pozitiv me Covid në Urë-Vajgurore

Gjatë ditës së sotme, infektime të tjera janë konfirmuar brenda institucioneve publike dhe arsimore në Urë-Vajgurore.

Sipas informacioneve, një mësuese në shkollën "5 Maji" ka rezultuar "pozitive" me Covid-19.

Mësuesja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e karantinuar në banesën e saj.

Mësohet se ajo është infektuar nga kolegia e saj e punës që rezultoi dje "pozitive",me të cilën udhëtonte në të njëjtën makinë për të shkuar në punë.

Infektimet me SarsCov-2 janë rikthyer edhe brenda bashkisë Dimal. Një punonjës i mirëmbajtjes dhe pastrimit në këtë bashki është konfirmuar pasditen e sotme "pozitiv" me Coronavirus.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat,bëjnë me dije se,janë kryer dezinfektimet e të gjitha ambjenteve të bashkisë Dimal si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të punonjësit të infektuar.