Skeptikë mbi ekzistencën e virusit, Labinot Tahiri: Covid biznes, e thanë mjekët

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri përsëri është përfshirë në një debat lidhur me ekzistencën e Covid-19.

Deklarata e Labit ka ardhur pasi disa anëtarë të Aleancës Botërore të Doktorëve në ShBA po thonë se coronavirusi është thjeshtë një grip sezonal, për të cilin shërimi është i zakonshëm.

Ata madje i kanë akuzojnë politikanët se i kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe bizneseve përmes izolimit.

Nëpërmjet një postimi në Instastory Labi ka shpërndarë këtë lajm dhe ka shkruar se tani po e thonë mjekët dhe jo ai.

Kujtojmë se që prej muajit qershor këngëtari ka deklaruar se ‘nuk ka virus’

‘Po pra! Ua pata shpjeguar fëmijëve të mi! Mos keni frikë, kishim viruse më të tmerrshme ne si Kosovë! E kishim Serbinë që na masakronte, na ndalonte bukën e gojës e ky është vetëm virus politik dhe biznes covid! Tani fëmijët e mi janë të lumtur kur shohin një babë i cili vrapon për secilin edhe nuk e ndal as zërin dhe as hapin duke iu dalë në krah atyre që nuk kanë takat me e ngrit zërin’- shkruan ai.

Gjithashtu ai ka thënë në lidhje me laboratorët dhe shitësit e maskave, duke thënë se vet nuk posedon të tilla pasi i dhuron ato që ka falas dhe nuk e kthen këtë situatë në biznes.

‘Shihni mjekët se çfarë thonë, unë nuk e thash! Një aleancë mjekësh kontestojnë ekzistencën e Covid Biznesit! Unë nuk pata laboratorë dhe as maska për të shitur, unë i dhurova ato nga paratë tona! Po dalin të gjitha me kohë, respekt’.