Pozitiv me Covid-19 një mësuese dhe një edukatore, mbyllet kopshti në Elbasan

Gjatë 24 orëve të fundit, qyteti i Elbasanit ka regjistruar 11 raste me koronavirus.

Nga këto, janë konfirmuar pozitiv për Covid -19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” dhe një edukatore në kopshtin e lagjes “Shën Koll” në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve, mësohet se shkolla 9-vjeçare vijon mësimin ndërsa kopshti është mbyllur./ abcnews/