‘Mami nuk dua të vdes’/ Rrënqethin thirrjet dëshpëruese të vajzës së vogël gjatë tërmetit në Turqi

Të premten e 30 tetorit, Turqia dhe Greqia u tronditën nga një tërmet tepër i fuqishëm.

Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët.

Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin.

Deri më tani mbi 60 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.