Rreh nusen me shpulla në ditën e dasmës, FOTO-t e dhëndrit bëhen virale në rrjet

Një dhëndër shihet në foto duke dhunuar fizikisht gruan e tij në ditën e dasmës.

Fotot e shkrepura nga kalimtarët janë duke bërë xhiron e rrjetit, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se konflikti arsyet e të cilit ende nuk dihen ka lindur pasi burri ka shkuar të marrë nusen në shtëpinë e mamasë.

Më pas ata kanë hapur krahun buzë rrugë dhe kanë dalë të dy. Në këtë moment dhëndri ka nisur ta rrahë nusen e cila dëgjohet teksa qan.

Pavarësisht ndërhyrjes së të afërmve të saj, dhëndri e rrahu nusen me shuplaka dhe grushte, ndërsa momentet janë kapur nga një qytetar me telefon celular.