Milani për titull? Ky është mendimi i Stefano Piolit

Pas fitores së vuajtur ndaj Udineses me shifrat 1-2, Stefano Pioli shfaqet i lumtur në intervistën pas ndeshjes, duke deklaruar se ishte një fitore e rëndësishme:

“Të fitosh është një ndjesi e mirë, nuk ishte një sfidë e bukur në nivelin teknik. Ishte një ndeshje e komplikuar të cilët e luajtëm që në fillim.

Titulli kampion? Le të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, llogaritë bëhen në fund. Unë trajnoj një skuadër të fortë me lojtar të fortë. Jemi në fillimin e kampionatit, vitin e shkuar dolëm në vendin e 6-të dhe projekti ynë është në fazat e para. Po provojmë të arrijmë sa më lart të jetë e mundur gjithashtu edhe në Europë, pasi kualiteti nuk na mungon.

Ibra? Ai është një kampion dhe i rëndësishëm për rritjen e skuadrës”, përfundon Stefano Pioli.