Gruaja ‘merr para’ me makinë çiftin që po priste në stacion/ Dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një çifti bashkëshortësh ka ndodhur këtë mbrëmje në Ndroq.

Sipas informacioneve, mësohet se një makinë e drejtuar nga një grua, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasit N.R. dhe Gj.R bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Nga përplasja, burrë e grua kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendngjajre dhe po heton për shkaqet e aksidentit.