FOTO/ Makina e policisë përplas motorin, një i plagosur në Kombinat

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:55, kur makina e policisë më drejtues policin me inicialet E. Gj, ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetari me inicialet A. K.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.