9 viktima në 24 orë/ Rekord të infektuarish me Covid-19 në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka shënuar shifra të larta të infektuarish me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar të infektuar me Covid 1678 raste të reja dhe 9 viktima.

Mediat vendase bëjnë me dije se qyteti me numrin më të lartë të rasteve të reja është Selaniku me 449 raste të reja, ndjekur nga Athina me 300 raste të infektuaris.  

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 40929 persona mes të cilëve 635 kanë humbur jetën.