‘Një kurbë e tmerrshme e Covid-19’/ Ministri italian: Kemi 48 orë kohë për të…

Italia ka shënuar  29,907 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës.

208 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 ditën e sotme, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 38 mijë.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza paralajmëroi miratimin e masave, pasi u shpreh se “kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”.

Ministri thotë se një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar rritjen e rasteve.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai.