Pamje SHOKUESE në Malin e Zi/ Mitropoliti vdiq nga covid, besimtarët i puthin duart

Mitropoliti i Kishës serbe në Malin e Zi, Amfilohije, ndërroi jetë dy ditë më parë nga koronavirusi. Atij i është dhënë lamtumira e fundit, por pa marrë parasysh asnjë nga rregullat për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat serbe, edhe pse ndërroi jetë prej covid, arkëmorti i tij është mbajtur i hapur dhe besimtarët që i kanë shkuar pranë e kanë puthur në ballë dhe më pas duart.

Pamjet kanë bërë xhiron e mediave, duke marrë parasysh faktin që pranë trupit të tij të pajetë kanë shkuar edhe të mitur.

Më pas ashtu me arkëmort të hapur, ai është përcjellë në banesën e fundit. Për t’i bërë nderimet në Mal të Zi, në ceremoninë e varrimit ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.