Zero raste/ Australia ‘feston’ pas 112 ditësh

Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me COVID-19.

Shteti i Victorias, epiqendra e valës së dytë me koronavirus në Australi dhe që ka qenë për 112 ditë në izolim, për të dytën ditë me radhë nuk regjistroi asnjë rast të ri.

Autoritetet shëndetësore thanë se masat kufizuese, të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, do të lehtësohen në ditët e ardhshme.

‘Faleminderit të gjithë punëtorëve të mrekullueshëm shëndetësorë dhe publikë, por mbi të gjitha popullit australian’, tha në një postim në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt.

Australia ka regjistruar 27,500 raste me koronavirus dhe 900 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

Ky shtet, që ka 25 milionë banorë, ka aplikuar masa të izolimit dhe testime për koronavirus, me qëllim që ta mbajë nën kontroll virusin.