Nuk ndalet Erdogan: Do vazhdojmë kërkimet, për t’u bashkuar me vendet më të fuqishme në botë!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu kthye sërish retorikës së tij provokuese ndaj Greqisë, ndërsa kërkimet në rrënojat e pallateve turke vazhdojnë me shpresën për të gjetur persona që i kanë mbijetuar tërmetit të fuqishëm.

Në një deklaratë gjatë ditës së sotme, Erdogan tha se Turqia do vazhdonte kërkimet e saj me ‘Oruch Reyes’, ‘Kanuni’ dhe ‘Fatih’, me synimin për t’u bashkuar me vendet më të fuqishme në botë, politikisht dhe ekonomikisht.

“Kur të kemi sukses në luftën tonë, Turqia do të hyjë në vendet më të mëdha në botë politikisht dhe ekonomikisht. Ne do të vazhdojmë të rritemi, do të vazhdojmë me Oruch Reyes, do të vazhdojmë me Fatih, me Kanuni, me Yavuz. Me ndihmën e Allahut, ne do të jemi shumë ndryshe në të ardhmen falë përpjekjeve tona”, u shpreh Erdogan, transmetojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Turqia lëshoi një Navtex të ri për datat 1-14 Nëntor, për anijen kërkimore Oruts Reyes gati 24 orë pas komunikimit telefonik midis Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Tayyip Erdogan, telefonatë që u bë pas tërmetit të madh në zonën e Samos.