Raporti i gazetarit/ Holanda izolon përfundimisht ‘Shqipërinë e Ramës’

Holanda ka vendosur që të vendosë veton për Shqipërinë, duke mos i hapur negociatat.

Sipas qeverisë holandeze raportet e KE-së për Shqipërinë janë jo bindëse.

Gjithashtu një shkak tjetër është ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga Edi Rama.

Këtë raporton gazetari Vladimir Lame me një status në Facebook.

Holanda ka vendosur të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Vladimir Lames:

Dështim total i ministrit Cakaj!

Holanda ka vendosur zyrtarisht veton për hapjen e negociatave me BE-në në muajin dhjetor duke e konsideruar hap të parakohshëm.

Qeveria në Hage ka hedhur poshtë kornizën negociatore të Komisionit Evropian duke i konsideruar jo bindëse rezultatet që raporton për Shqipërinë.

Holanda kërkon rivendosjen e dialogut politik për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Drite jeshile për Shkupin.