Rreth 30 mijë raste të reja në 24 orë/ Shënohen 208 viktima nga Covid-19 në Itali

Në 24 orët e fundit janë kryer 183 mijë tamponë, ndërsa janë regjistruar 29907 raste të reja infektimi dhe 208 viktima, sipas Mbrojtjes Civile Italiane.

Një ditë më parë, Italia regjistroi 297 të vdekur nga virusi.

Lombardia vijon të jetë edhe rajoni më i prekur.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve që nga nisja e pandemisë arrin në 709,335 qytetarë, ndërsa ai i viktimave në 38,826 persona.