‘Luftëtari mesjetar’ vret me shpatë dy persona dhe plagos pesë të tjerë

Dy njerëz u vranë dhe pesë u plagosën pasi u goditën me shpatë nga një burrë i veshur me armaturë mesjetare.

Policia e Quebec tha të dielën se sulmi duket se drejtohej nga motive personale dhe nuk ishte i lidhur me ndonjë grup terrorist.

Policia arrestoi një 24-vjeçar nga Montreal herët në mëngjes, tha Shefi i Policisë së Quebec Robert Pigeon në një konferencë shtypi.

"I veshur me kostum mesjetar dhe i armatosur me një shpatë japoneze, gjithçka na bën të besojmë se ai zgjodhi viktimat e tij në mënyrë të rastësishme," tha Pigeon, duke shtuar se informacionet paraprake tregonin se burri nuk ishte i lidhur me ndonjë grup terrorist.

Pigeon tha se i dyshuari kishte ardhur i përgatitur për të shkaktuar sa më shumë dëme të jetë e mundur, por nuk dha hollësi.

Incidenti filloi mbrëmjen e së shtunës vonë, në Halloween, brenda qendrës së famshme të mureve të qytetit historik.

Policia u tha banorëve të qëndronin brenda shtëpive dhe arrestoi autorin pas një kërkimi që zgjati tre orë./ Reuters/