VIDEO/ Arbitri ia anullon golin për pozicion jashtë loje, VAR i vjen në ndihmë Morata-s

Juventus ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen  ndaj Spezia-s në transfertë, e vlefshme për javën e 6-të në Serie-A.

Në minutën e 16’ ishte Alvaro Morata ai i cili shënoi për bardhezinjtë, pas një asisti të mesfushorit amerikan Weston McKennie.

Fillimisht, sulmuesit spanjoll iku anulua goli për pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR arbitri e quajti golin të rregullt.

Kujtojmë që Alvaro Morata-s në ndeshjen ndaj Barcelonës iu anulluan 3 gola për pozicion jashtë loje.