Pas largimit, Shqipja bën deklaratën e papritur për Andin

Pak ditë më parë, Shqipja u përjashtua nga "Përputhen" për shkak të sjelljes së papërshtatshme në emision.

Pas largimit të saj, Andi reagoi i revoltuar.

'Shqipja që po e marrim si shembull është vajza më e keqe në botë. Mua si And më ka hyrë në zemër, tani unë për këtë punë kam ardhur këtu", u shpreh ai.

Gjatë takimeve në "Përputhen", Shqipja dhe Andi kishin shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin, mirëpo pas largimit, Shqipja ka habitur me deklaratën e saj.

E pyetur se sa e pëlqen Andin nga 1 në 10, ajo është përgjigjur vetëm "2".