Dita e 18-të/ Nuk ndalet greva e naftëtareve të Ballshit

Vazhdon greva e naftëtareve të Ballshit në të 18-tën ditë të saj. Gjendja e tyre është përkeqësuar,  krahas mungesës së ushqimit, stresit dhe lodhjes.

Megjithatë, thirrjet drejtuar qeverisë nuk kanë munguar as nga  ambientet e qendrës shëndetësore prej nga ku presin asgjë tjetër përveç dhënien e pagave të tyre të prapambetura.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura, por edhe punë, perspektivë, hapjen e rafinerisë.

Ata janë mbështetur nga populli i Ballshit dhe Fierit me protesta jashtë dyerve të godinës ku janë futur grevistët.