", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/31/auto_Screenshot_61604176249.jpg", "width": 900, "height": 566 } }

U rikthye me gol dhe heshti kritikët/ Flet Hazard dhe ka një dedikim special

Eden Hazard u rikthye në dispozicion të Real Madridit. Trajneri Zinedine Zidane e hodhi menjëherë në fushë si titullar dhe belgu shënoi golin e parë me mjaft klas.

Sulmues foli pas ndeshjes së fituar ndaj Huescas me rezultatin 4-1. “Përshëndetje djema, jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë. Shënova gol të bukur dhe ishte për ju, shpresoj të ju shoh shpejt”, – tha ai.

Videoja u publikua në faqen zyrtare të Real Madridit në rrjetet sociale. Hazard është i shumë kritikuar nga tifozët dhe ky mesazh mund t’i zbusë ndopak ata.