Plagoset rëndë/ Infermieri me shpejtësi skëterrë, makina fluturon jashtë korsisë

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan, në autostradën Fier-Lushnjë.

Një automjet tip ‘Benz’ raportohet se është përplasur me trafikndarëset dhe ka dalë në korsinë tjetër.

Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë shpejtësia e lartë, çka ka sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Drejtuesi i mjetit me profesion infermier është transportuar me urgjencë për në spital.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.