", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/31/auto_imago40434281h1604166746.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

De Bruyne hyn në histori të Premier Leagues

Asistimi i Kevin De Bruyne ndaj Sheffield United ka hyrë në histori pasi belgu u pozicionua në vendin e 14-të në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League.

City mposht Sheffieldin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së 7-të në Ligën Premier falë një goli të shënuar nga Kyle Walker.

Goli i mbrojtësit anglez erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes falë asistimit nga De Bruyne. Ky asistim e ka çuar belgun në kuotën e 68 asistimeve në vetëm 160 ndeshje të Ligës Premier, një rekord i jashtëzakonshëm.

Megjithatë, De Bryne ka edhe 13 lojtarë më përpara në listën e më të mirëve në histori, e cila udhëhiqet nga legjenda Ryan Giggs, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra të njohur si: Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Thierry Henry.