FOTO/ Nëna shqiptare u gjet në rrënoja me trupin që kishte mbuluar djalin e saj

Janë zbuluar detaje të reja të rënda nga humbja e jetës së viktimës së parë me origjinë shqiptare në tërmetin që goditi Turqinë dy ditë më parë.

Nazmije Dograyan, shqiptare me origjinë nga Kosova, u gjet në rrënoja teksa kishte mbuluar me trup djalin e saj 26 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Gazetarët raportojen se: “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën”.