Goli i Kyle Walker i jep fitoren Manchester Cityt ndaj Sheffield

Në kuadër të javës së 7-të të Premier League, Sheffield United (19, 1 pikë) dhe Manchester City (13, 8 pikë) u përballën me njëri-tjetrin këtë të shtunë pasdite në fushën e “Bramall Lane”. Gjithmonë në kërkim të suksesit këtë sezon, “Blades” kishin dëshirë të bënin surprizën sot, ndërsa “Qytetarët” duhej të rikuperonin pas barazimit kundër West Ham.

Shërbyer nga Kevin De Bruyne, Kyle Walker shënoi për anglezët, pas një goditje të fuqishme tokazi nga jashtë zone (e 28-ta, 0-1).Djemtë e Pep Guardiola arritën ta dominonin takimin, por pa arritur të shënojnë sërish.

Sfida u mbyll me këtë rezultat, me Manchester City-n që u ngjit përkohësisht në vendin e 7-të të renditjes. Sheffield United mbeti në vendin e 19-të.