Rritet bilanci i viktimave në Turqi, autoritete raportojnë 28 viktima

Ekipet e shpëtimit turke po kërkojnë ende nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i fuqishëm i së premtes.

Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi gjithashtu ishullin grek të Samos, është rritur në 28 persona dhe janë raportuar mbi 900 të plagosur sipas njoftimit të fundit nga Ministria e turk e Shëndetësisë.

Zyrtarët thanë se operacionet e kërkimit- shpëtimit kanë përfunduar në tetë ndërtesa, ndërsa operacionet po vazhdojnë në nëntë  të tjera.