Një vaksinë e suksesshme për Krishtlindje? Mision i mundur

Sarah Boseley, The Guardian/

Gara për një vaksinë kundër Covid-19 po arrin në një fazë të rëndësishme, me shpresën se një vaksine pretendente kryesore  për Covid-19 do të miratohet para Krishtlindjeve.

Në një intervistë me Guardian, Kate Bingham, e cila kryeson taskforcën e Mbretërisë së Bashkuar për vaksinat, tha se Britania është në hapat e duhur.

Pritet që brenda disa javësh, të dalin rezultatet e para që do të tregojnë nëse një nga vaksinat është efektive. Mund të jetë Universiteti i Oksfordit në partneritet me kompaninë e ilaçeve AstraZeneca. Mund të jetë Moderna në SHBA, ose mund të jetë Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech.

Vetëm Mbretëria e Bashkuar ka blerë gjashtë nga qindra vaksina që janë në zhvillim. Ajo ka dy nga tre vaksinat eksperimentale të cilat po shkojnë drejt fazës finale – AstraZeneca dhe Pfizer. Kate Bingham tha se mendon që vaksina do të ketë dalë para Krishtlindjeve.

Vaksinat testohen në tri faza kryesore

Në provat përfundimtare, testohen rreth 50,000 njerëz. Gjysma e tyre marrin vaksinën eksperimentale, ndërsa të tjerët diçka tjetër. Askush prej tyre nuk është në dijeni se çfarë ka përdorur. Kodet për caktimin e vaksinave mbahen në skedarë sekretë kompjuterikë.

Provat e fazës së dytë të vaksinës që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca treguan se njerëzit mbi moshën 56 vjeç – dhe disa mbi 70 vjeç  prodhuan të njëjtën përgjigje të antitrupave si vullnetarët më të rinj. Të dhënat gjithashtu treguan se u raportuan më pak efekte anësore te të moshuarit, gjë që është inkurajuese.

Pretendimet se çfarë efektiviteti do të ketë vaksinat e para janë ndoshta shumë të larta. Mbase vaksina nuk do t’i japë fund pandemisë, por mund të parandalojë përhapjen e gjerë të saj.

Për t’u aprovuar, duhet të jetë së paku 50% efektive. Dhe duhet të jetë e sigurt.

Mjeku  Nick Jackson, i CEPI, koalicioni për gatishmërinë e epidemive, i cili po mbështet zhvillimin global të vaksinave dhe ka nëntë vaksina në portofolin e saj deri më tani, ka deklaruar se edhe kur vaksina të jetë në përdorim të gjerë, do të duhet të monitorohet siguria e vaksinave.

Ai citon Maurice Hilleman, mikrobiologun e famshëm i cili ishte përfshirë në zhvillimin e 40 vaksinave se monitorimi i vazhdueshëm për sigurinë pas këtyre licencave fillestare duhet të jetë shumë thelbësor, transmeton abcnews.al

CEPI ka kritere pak më të ndryshme për kandidatët kryesorë. Së bashku me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave, shkalla e prodhimit dhe aksesit janë gjithashtu jetike, në mënyrë që të gjitha vendet të vaksinojnë personat që janë më të rrezikuar, tha Jackson, i cili është drejtuesi i programeve dhe teknologjisë inovative në ekipin e R&D të vaksinave të CEPI

Novavax, i cili është një tjetër nga gjashtë vaksinat premtuese në portofolin e Bingham në Mbretërinë e Bashkuar dhe  në fazën e tretë  ka treguar rezultate positive deri më tani, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të tjera nëpër botë si p.sh. Indi, Kore e Jugut, Pragë dhe  Japoni.

AstraZeneca po punon për të prodhuar deri në 3 miliardë doza në të gjithë botën. Të dy kompanitë kanë bërë një marrëveshje, me Institutin e Shëndetësor  të Indisë, i cili mund të prodhojë vaksina  për vendet në zhvillim.

Jackson ka deklaruar se përfshirja globale ka qenë fenomenale.

“Unë jam ende i habitur nga shifrat- 184 vende të regjistruara për të blerë  vaksina nga Covax, të cilën mund ta krahasojmë me marrëveshjen e klimës së Parisit për sa i përket fuqive ekonomike që regjistrohen për një iniciativë të veçantë,” tha ai.

Në fillim të vitit, ata vëzhguan dhe shqyrtuan me kujdes të gjitha mënyrat e mundshme në mënyrë që të mund të përshpejtojnë zhvillimin e vaksinave.