Arrestohet 51-vjeçari në Fier, ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren

Policia e fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe. Mësohet se dy personat ishin komshinj në lagjen “Afrim” në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.