Nagorni-Karabak/ Rusia i përgjigjet Armenisë: ‘Jemi gati të ju ndihmojmë në çdo formë’

Rusia i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të kryeministrit armen Nikol Pashinyan pas humbjeve të mëdha në betejën për Nagorni Karabakhun përballë Azerbajxhanit.

Rusia dhe Armenia kanë një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, që është firmosur pas shpërbërjes së BRSS.

Kjo marrëveshje parashikon ardhjen në ndihmë ndaj Armenisë nëse ka një konflikt brenda saj apo nëse i rrezikohen kufijtë, ndërkohë që lufta aktualisht po zhvillohet brenda territorit të Azerbajxhanit.

Rusia duke qenë nënshkruese e këtij pakti ka pranuar ti përmbahet fjalës së saj duke u shprehur se do ti përgjigjet kërkesave të Armenisë: “Me çfarë do lloj forme që do t’i duhet nëse konflikti në Nagorni Karabakh transferohet në kufijtë armen”.

Shqetësim që në këtë konflikt mundet të përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit është ngritur prej kohësh nga organizatat ndërkombëtare por edhe nga shtete e rajonit që nuk duan të jenë pjesë e konfliktit si Irani.