Greqi/ Mbyllen restorantet dhe baret në...Kufizim orareve për qarkullimin e qytetarëve

Greqia ka ndërmarrë masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Mësohet se shteti fqinj do të ndërmarrë një plan dinamik masash, duke përfshirë edhe kufizimin e orareve.

Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se do të mbyllen baret dhe restorantet në zonat më të populluara të vendit. Po ashtu do të ndalohet qarkullimi nga ora 00-05 të mëngjesit.

Masat e reja mësohet se do të hyjnë në fuqi në 3 nëntor dhe do të zgjasin një muaj.