Sot, Nuri Seferi kundër ish kampionit të botës Gassiev

Në mbrëmjen e sotme (31 tetor), boksieri shqiptar, Nuri Seferi do ta zhvillojë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në karrierë.

Në Sochi të Rusisë, Seferi do të përballet me ish-kampionin rus, Murat Gassijev.43 vjeçari përmes rrjeteve sociale ka falënderuar shqiptarët që kanë dalë ta presin në aeroport, pas mbërritjes në Rusi ditën e djeshme. 

Seferi ka 41 fitore, prej tyre 23 me nokaut në karrierën profesioniste. Ka edhe nëntë humbje. Derisa, Gassiev shumë më i ri, 27 vjeç, ka 26 fitore dhe vetëm një humbje.